Johnson: Rusia të bëj presion që Assadi të largohet

PUBLIKUAR

Sekretari i jashtëm britanik, Boris Johnson i ka bërë thirrje Rusisë që t’i bëj presion presidentit sirian, Bashar al Assad të largohet nga pushteti.

Shefi i ri i politikës së jashtme britanike pritet të takohet për herë të parë me kolegët e tij nga Gjermania, Franca, Italia dhe Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara më 19 korrik në Londër.

“Do e bëj të qartë qëndrimin tim se vuajtja e popullit sirian nuk do të përfundojë derisa Assadi të mbetët në pushtet. Komuniteti ndërkombëtar, përfshirë Rusinë duhet të bashkohet në këtë qëndrim”, ka thënë ai para takimit.

Derisa qëndrimet e tij janë në të njëjtën linjë me qëndrimet e mëparshme britanike mbi Assadin, ky është një ndryshim i madh në qëndrimet e mëparshme personale të Johnsonit. Para se te emërohej kryediplomat, Johnson ka thënë se Britania duhet të heq dorë nga mënyra e të menduarit si në Luftë të Ftohtë dhe të punojë me Assadin pasi ai është alternativë shumë më e mirë se sa grupi Shteti Islamik, transmeton Rel.

Rusia, Assadi dhe aleati tjetër i Assadit, Irani insistojnë që megjithatë presidenti sirian duhet të largohet vetëm nëse kështu voton populli sirian në zgjedhje.

SHIKO MË SHUMË

Kurti arrin në QKUK, merr pjesë në përurimin e Njësisë Koronare

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka arritur në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK),...

Në shtëpinë e të dyshuarit për vrasjen e Arlinda Zekajt gjenden armë, 153 fishekë, disa karikatorë dhe një sëpatë

Nështëpinë e Albert Sylajt, i dyshuar për vrasjen e Arlinda Zekajt në Pejë. Sipas raportit...

Nagavci: Arlinda paralajmëroi se mund t’i merrej jeta, institucionet të japin përgjigje konkrete

Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Arbërie Nagavci, ka kërkuar përgjegjësi dhe llogaridhënie...