Johannes Hahn: Pa dyshim se në Maqedoni do të ketë zgjedhje

PUBLIKUAR

Eurokomisioneri evropian për zgjerim dhe fqinjësi të mirë, Johannes Hahn, nga Durrësi i Shqipërisë, deklaron se është e pa dyshimtë që në Maqedoni duhet të ketë zgjedhje, ndërkaq KSHZ-ja duhet ta përgatitë listën zgjedhore, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Sipas tij, nuk ka indikacione se lista zgjedhore nuk mund të përgatitet, pasi që kjo ishte arsyeja e trysnisë ndërkombëtare për t’u mbajtur zgjedhjet, por tani duhet të ketë mjaft kohë për t’u bërë çmos që lista të pastrohet.

Më tej, Hahn shtoi se qëllimi i marrëveshjes së qershorit-korrikut të vitit të kaluar eshte mbajtja e zgjedhjeve të drejta, të pranuara ndërkombëtarisht, që do të jenë bazë e zhvillimit të mëtutjeshëm të vendit, posaçërisht në drejtim të integrimeve euro-atlantike./Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Hysni Gucati nuk e lejon deputeten Duda Balje të dalë nga oborri i Kuvendit, ajo kthehet mbrapsht

Kreu i OVL-së, Hysni Gucati, nuk e ka lejuar deputeten Duda Balje që të...

Peci: Nëse shkojmë në zgjedhje, konstanta është Albini, e ju LDK, PDK e AAK jeni variablat

Kryetari i GUXO, Faton Peci i ka bërë thirrje partive politike për arritjen e...

Kurti: Të bëhen 72 orë nga leximi i parë, zotohem publikisht që të enjten e votojmë në lexim të dytë

“Presidenti duhet të zgjidhet sot, ndërsa ligjin mund ta votojmë edhe më pastaj, sipas...