‘Jo vetëm që ke bërë botox, por je mbushur gjithandej…’, Bora Zemani ia kthen komentueses

PUBLIKUAR

Bora Zemani është moderatorja më e përfolur e muajve të fundit.

 

Ajo është komentuar pothuajse edhe për lëvizjen më të vogël të saj, shkruan lajmi.net.

Madje ajo ka pasur mbështetje të jashtëzakonshme pas trekëndëshit të krijuar Bora-Donald-Beatrixa.

Por edhe kritikuesit ndonjëherë nuk mungojnë.

Në një postim në Instagram, teksa ajo ka treguar për kujdesin që bën për lëkurën e fytyrës së saj ka marrë edhe komente negative.

Madje ajo shumë shpesh është akuzuar për botox të tepruar e as tash nuk mungoi kjo gjë.

Krahas videos, janë vënë re disa komente të tilla dhe moderatorja nuk ka nguruar për t’i kthyer përgjigje.

‘S’kam bërë botox thotë budallaçka. Ti jo vetëm që ke bërë botox por edhe hilauronic e ke mbushur fytyrën gjithandej’, ka komentuar një ndjekëse në postimin e saj.

Moderatorja nuk nguroi dhe u përgjigj, madje ajo edhe e mohoi një gjë të tillë.

‘Në fakt jo e dashur nuk kam bërë dhe nuk do e kisha problem ta thoja pasi nuk jam kundër. Nuk të bën budallackë botox-i. Ditë të mbarë’, ka shkruar ajo.

Bora gjithashtu njihet si njëra ndër moderatoret më të bukura shqiptare./Lajmi.net/

SHIKO MË SHUMË

Fuego tregon se e ndihmoi financiarisht Mozzik: Nuk do t’ia harroj sa të jem gjallë!

Fuego ka ndarë një rrëfim për raportin e tij me këngëtarin Mozzik, duke zbuluar...

“Shkojmë vitin e ardhshëm bashkë”, Olechka dhe Fuego bëjnë plane

Olechka dhe Fuego janë afruar më shumë se kurrë, ndërsa këtë herë Olechka ka...

Vazhdojnë përplasjet, Zoja ‘thumbon’ Anjezën: Do të kishe dalë moti

Diskutimet mes banoreve të Big Brother VIP Kosova 5, Zoja Nushit dhe Anjeza Gubetinit,...