Jo vetëm Osimhen, te Napoli shfaqen edhe probleme tjera në fazën e sulmit para ndeshjes ndaj Milanit

PUBLIKUAR

Luciano Spalletti po përballet me një krizë përzgjedhjeje në sulm përpara ndeshjes të nesërme në Ligën e Kampionëve, kundër Milanit.

Victor Osimhen dhe Giovanni Simeone janë të lënduar, teksa Giacomo Raspadori nuk është plotësisht në formë, shkruan Gazeta Express.

Osimhen u largua nga terreni stërvitor i Napolit në Castel Volturno të martën pasdite dhe nuk do të jetë i disponueshëm për ndeshjen e parë çerekfinale kundër Milanit.

Por, ka edhe më shumë shqetësime për Spallettin pasi një nga zëvendësuesit e mundshëm të nigerianit, Simeone, ka pësuar një dëmtim. Sulmuesi argjentinas i është nënshtruar ekzaminimeve mjekësore mëngjesin e së martës dhe sipas “Sky Sport Italia”, ai do të qëndrojë jashtë fushës për dy ose tre javë.

Sipas mediumit italian, problemi tjetër për napolitanët është se Raspadori nuk është plotësisht në formë, megjithëse italiani përfundoi të gjithë seancën stërvitore me grupin sot.

Ai mbetet opsioni i vetëm i Spallettit në sulm, por “Sky Sport Italia” raportoi se Eljif Elmas mund të startojë si “nëntë e rreme” nesër nëse Raspadori largohet nga formacioni bazë.

Kujtojmë se ndeshja e parë çerekfinale e Ligës së Kampionëve, mes Milanit dhe Napolit, do të zhvillohet në “San Siro”, më 12 prill, kurse ajo e kthimit më 18 prill, në stadiumin “Diego Armando Maradona”. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...