“Jo me buldozerë”, Lajçak për barrikadat: T’i heqim me marrëveshje politike

PUBLIKUAR

Pas takimit që pati me kryeministrin Albin Kurti, emisari special i BE’së për dialogun, Miroslav Lajçak foli për situatën në veri dhe barrikadat e vendosura nga serbët në atë pjesë.

Lajçak tha se pas këtij takimi, do të takohet edhe me KFOR’in dhe EULEX’in, por tha se mënyra më e mirë për të hequr barrikadat është me marrëveshje politike, jo buldozerë.

“Do të takohem me KFOR’in dhe EULEX’in pas kësaj. Jam diplomat, për mua mënyra më e mirë për të hequr barrikadat është me marrëveshje politike, jo me buldozerë”.

Megjithatë, Lajçak tha se pati një diskutim të gjatë me kryeministrin Kurti.

Ai shtoi se nuk mund të presin që diçka e keqe të ndodh.

“Kemi kriza, barrikada dhe kemi situate të vështirë në veri të Kosovës.  Pata një diskutim të gjatë me Kurtin. Nuk mund të presim që diçka e keqe të ndodhë. Askush nuk është i lumtur me këtë situatë në veri”.

Në këtë takim ishte i pranishëm edhe i dërguari i posaçëm i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar. /GazetaExpres

SHIKO MË SHUMË

Gjetja e mbetjeve mortore në Kalludër e Jabukë, Kurti njofton kush janë tre të identifikuarit e radhës

Kryeministri Albin Kurti ka njoftuar se, pas identifikimeve të para nga mbetjet mortore të...

Gjykata ia cakton një muaj paraburgim të pandehurit për sulm ndaj personit zyrtar: Ndryshe mund të arratisej, është edhe shtetas turk

Gjykata Themelore në Prishtinë ia ka caktuar masën prej një muaj paraburgim të pandehurit...

Dogana zbulon mallra të padeklaruara në kabinën e një kamioni në Han të Elezit

Dogana e Kosovës, gjatë kontrolleve të rregullta në pikën e kalimit kufitar në Han...