Jo lehtë, por Reali ia del (Video)

PUBLIKUAR

Real Madridi ka arritur fitore të vështirë kundër Granadas (1-2), në ndeshjen e zhvilluar në Estadio Nuevo Los Carmenes.

Kjo konsiderohej një ndeshje e lehtë për Los Blancos, duke qenë se kundërshtari i tyre renditet i parafundit në tabelë. Megjithatë, skuadra nikoqire në asnjë moment nuk tregoi inferioritet ndaj Mbretërve.

Sidoqoftë, kur u mbyllën 45 minutat e para, vizitorët ishin në epërsi. Një aksion i organizuar mirë nga mysafirët, solli golin e epërsisë.

Carvajal dërgoi një asistim fantastik për Karim Benzeman në zonë dhe francezi nuk e pati të vështirë ta dërgonte topin në rrjet (30’).

Në gjysmën e dytë rezultati u barazua, edhe atë pikërisht pas një ore lojë. Rochina shkoi përpara dhe asistoi te Youssef El-Arabi, i cili realizoi (60’).

Në vazhdim të ndeshjes, lojtarët e Realit vuajtën për ta shënuar golin e fitores, por në fund e bënë, edhe atë me një goditje mjeshtërore nga Luka Modric (85’).

Real Madridi është i treti në tabelë me 50 pikë, një pak se Atletico Madridi dhe katër më pak se Barcelona. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...