Jetmir Topalli shënon ndaj Fenerbahces, por Istanbulspori eliminohet nga Kupa e Turqisë

PUBLIKUAR

Istanbulspor është eliminuar nga Kupa e Turqisë, pasi sonte pësoi humbje nga Fenerbahçe në 1/16 e finales.

Ndeshja e zhvilluar në stadiumin “Sukru Saracoglu” përfundoi me rezultatin 3:1, shkruan Gazeta Express.

Golin e vetëm për mysafirët shënoi sulmuesi nga Kosova, Jetmir Topalli, në fundin e ndeshjes. Për të ishte ky goli i tij i gjashtë.

24-vjeçari ishte titullar dhe e luajti tërë ndeshjen. Përveç tij, te Isanbulspori u paraqiten edhe tre shqiptarët tjerë; Valon Ethemi, Eduard Rroca, Sidrit Guri.

Joshua King (31’) dhe Michy Batshuayi (34’, 54’) shënuan golat e fitores për Fenerbahcen, që siguroi kalimin për në fazën tjetër. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...