Jesus i jep një epitet të lartë Xhakës, pasi sot shënoi gol nga asistimi mjeshtëror i tij

PUBLIKUAR

Granit Xhaka po shfaq formë të lartë me Arsenalin në fillim të këtij sezoni në Premierligë.

Këtë të diel, skuadra e drejtuar nga Mikel Arteta shënoi fitore në udhëtim te Brentfordi me rezultatin 0:3, shkruan Gazeta Express.

Xhaka u paraqit edhe sot për 90 minuta, teksa ishte asistues te goli i shënuar nga Gabriel Jesus.

Pas ndeshjes, sulmuesi brazilian e ka cilësuar mesfushorin nga Kosova si “mbret të asistimeve”.

“Çfarë djaloshi…mbret i asistimeve”, ka shkruar Jesus, krahas një fotografie të publikuar bashkë me Xhakën.

Kujtojmë se 29-vjeçari nga shtatë paraqitje me Arsenalin në Premierligë këtë sezon, ka regjistruar tri asistime dhe ka shënuar një gol. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...