Jess Impiazzi nuk e ka problem ta nxjerrë gjoksin dhe as edhe gjuhën në mes të rrugës, raporton Telegrafi.
Ditë më parë ajo tha se modelja Kelly Brook e kishte quajtur “kurvë” në telefon, pasi ajo supozohet se kishte dalë me ish-të fejuarin e saj David McIntosh.
Por ish-ylli i serisë “On The Beach” nuk është e mërzitur nga këto komente, derisa ka shijuar një natë “të çmendur” në Newcastle gjatë vikendit.
Madje, në një moment gjatë daljes nga klubi, ajo u përball me gazetarëve para të cilëve bëri disa gjeste jo të zakonshme.
Mbase e ndihmuar pak edhe nga pija, ajo nxori gjuhën dhe më pas edhe gjoksin e plotë…





