Jennifer Lopez me poza provokuese në setin e ri fotografik

 Jennifer Lopez me poza provokuese në setin e ri fotografik

Ajo ende vazhdon të jetë ndër më të preferuarat nga këngëtaret me renome ndërkombëtare.

Bëhet fjalë për Jennifer Lopez, e cila përkundër moshës nuk i kursen asnjëherë pozat provokuese për fansat e saj, shkruan Daily Mail.

Së fundmi, në një postim në rrjetin social Instagram, 51-vjeçarja ka ndarë disa fotografi, ku JLo modeloi me stile të ndryshme të çizmeve.

Ngjyrat e veshjes së saj përkonin më shumë me atë të stinës së vjeshtës, përmes të cilave ajo vinte në pah format trupore.

Flokët e dredhura i ka lënë të lira mbi supe, kurse për makijazh këngëtarja ka shkuar me ngjyra më të errëta.

Gjatë kësaj jave ajo së bashku me bashkëshortin e saj, kanë mbështetur kandidatin Joe Biden, ndërsa flisnin në Instagram. /Telegrafi/

LipjaniNews.com