Javën e ardhshme, temperatura pranverore

PUBLIKUAR

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës njoftoi se gjatë vikendit do të ketë mot të ndryshueshëm, me vranësira, reshje shiu dhe me diell, ndërsa fillimi i javës së ardhshme pritet të jetë me temperatura pranverore, me vlera mbi mesataret për stinën që jemi.

Sipas IHK-së, gjatë dy ditëve të vikendit, vranësirat do të jenë më të theksuara ditën e shtune kur pritet edhe të ketë reshje shiu.

“Kjo gjendje labile e motit është pasojë e vlerave të ulëta të shtypjes atmosferike, mirëpo temperaturat do të jenë në ngritje nga dita e diel në të dy vlerat ekstreme. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 1-4 gradë Celsius, kurse maksimalet e ditës do të lëvizin ndërmjet 8-13 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga ana e jugperëndimit me shpejtësi 1-8m/s”, bëhet e ditur në njoftim.

Sipas parashikimeve sinoptike, fillimi i javës së ardhshme pritet të jetë me temperatura pranverore, me vlera mbi mesataret për stinën që jemi.

Nuk parashihet të ketë vlera negative të temperaturave minimale, por që maksimalet do të lëvizin ndërmjet 14-17 gradë Celsius.
IKH, thekson se sipas këtyre parashikimeve të mërkurën, ditën e Pavarësisë nuk pritet të ketë reshje ose përkeqësim të motit.

“Por për një saktësi më të lartë, do ju njoftojmë pasditen e së dielës kur do ta përgatisim parashikimin për javën e ardhshme”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Gjykata Speciale del me njoftim për datën e shpalljes së aktgjykimit ndaj Thaçit dhe të tjerëve

Gjykata Speciale në Hagë ka caktuar 17 nëntorin 2026, në orën 10:00, si datë...

Ambasada amerikane: Presim bashkëpunim me presidenten e re të Kosovës

E ngarkuara me Punë ad interim e Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës...

“Standarde të dyfishta”, shqetësimet brenda Kosovës për “shqetësimet” e BE-së rreth Ligjit për Speciale

Votimi në Kuvend për ndryshim-plotësimin e Ligjit për Specialen nuk kaloi pa reagimin e...