Javë me mot jo stabil dhe me shi, nga sot më freskët

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Bastisje në Lipjan e Prishtinë, arrestohen dy persona – i treti në arrati

Policia e rajonit të Prishtinës ka arrestuar S. T. (48) dhe A. T. (21),...

Haga e liron Isni Kilajn për t’u mbrojtur në liri, ia ndalë 30 mijë euro dorëzani, cakton dhe kufizime tjera

Dhomat e Specializuara përmes një njoftimi për media kanë bërë të ditur se sot...

Temperaturat në vendin tonë gjatë javës do të pësojnë rënie nën vlera mesatare. Minimalet do të luhaten nga 14C deri në 15C, e maksimalet do të zbresin nga 27C, të hënën, deri në 23C, duke filluar nga sot.

Pas valës së të nxehtit që kaploi rajonin dy ditët e fundit, fusha të presionit të ulët nga Atlantiku me masa më të ftohta ajrore, nga dita e nesërme do të fillojnë të shtrihen mbi rajonin tonë, ku do të sjellin kushte për mot të paqëndrueshëm, me shtrëngata me shi, si dhe rënie të temperaturave nën vlera mesatare.

24.07 – Mot më i freskët, kryesisht i vranët, kohë pas kohe me reshje të dobëta shiu. Pasdite vende-vende mundësi edhe për bubullima.

25.07-26.07 – Mot kryesisht me vranësira. Pasdite priten zhvillime të shtrëngatave të shpërndara me shi. Të enjten në mëngjes në vise të ulëta mundësi për mjegull.

27.07 – Mot kryesisht me vranësira, kohë pas kohe me shi. Pasdite priten shtrëngata të shpërndara me shi.

Sipas Prishtina Weather, do të fryjë erë mesatare krahu verior 3-9m/s. Shtypja atmosferike, do të zbres nën vlera normale, e më pas gradualisht do të rritet rreth këtyre vlerave.

SHIKO MË SHUMË

Haga e liron Isni Kilajn për t’u mbrojtur në liri, ia ndalë 30 mijë euro dorëzani, cakton dhe kufizime tjera

Dhomat e Specializuara përmes një njoftimi për media kanë bërë të ditur se sot...

Moti sot: I vranët dhe me intervale me shi

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se këtë të mërkure parashihet të...

Leposaviq: Policia e Kosovës gjatë një bastisje gjen narkotikë, armë zjarri dhe municion

Policia e Kosovës, më saktë Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Narkotik gjatë një...