Jasharaj: Qeveria na ka goditur pas shpine

PUBLIKUAR

Kryetari i SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj, ka folur për mos ekzekutimin e pagave nga Qeveria për mësimdhënsit.

Jasharaj potencoi se pagat deri më tani nuk kanë dalë, derisa theksoi se qeveria nuk ka të drejtë që ta ndalojë procedimin e pagave.

“Nga informacionet qe kemi, fatkeqësisht pagat nuk janë ekzekutuar, qeveria Kurti e bëri edhe gabimin e radhës, në vend të një mesazhi urues, me deklaratat e tyre dolën që nuk do të ketë paga”, ka thënë Jasharaj në Klan Kosova.

“Mos të harrojë qeveria, ajo nuk ka të drejtë t’i ndalojë pagat, sepse ligji i grevave thotë diçka tjetër”.

Ai theksoi se ky mesazh është që Kurti ka pasur dëshirë që të vazhdojë greva edhe më tutje.

“Është një goditje dhe një mesazh i keq, dhe qeveria Kurti ka pasur dëshirë që të vazhdojë greva, është një ndëshkim i keq, një mesazh i keq, duke i shkelur të gjitha ligjet, edhe po të ishte ndryshe me ligje, qeveri duhet të kalonte veten dhe të procedonte pagat”.

“Qeveria ka goditur pas shpine kësaj radhe, në vend të mesazhe pozitive në vend të ulemi dhe të bëjmë çmos që vitin shkollor të vazhdojmë me rrjedha të mbara dhe të japim kontribut të çmuar për të arritur edhe ata që është humbur nga greva, ajo sjellë një vendim”.

 

SHIKO MË SHUMË

Policia e Kosovës ia konfiskon armën me leje një personi në Shtime pasi shtiu me të gjatë një ahengu familjar

Policia e Kosovës ka konfiskuar një armë zjarri, pasi me datën 07.11.2026, i dyshuari,...

Aleanca kritikon Qeverinë Kurti: Po e përmbyllni javën me shkelje e skandale

Aleanca, partia që tashmë e drejton nga Ardian Gjini, ka kritikuar Qeverinë e Kosovës...

Presidenti i Malit të Zi i dërgon letër urimi presidentes Shiroka Pula

Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka Pula, ka pranuar një letër urimi nga presidenti i...