KRU,, Prishtina,, sh.a. ka njoftuar se është duke bërë përpjekje maksimale për furnizim me ujë në tetë komunat ku realisht ofron shërbime.
Nga KRU Prishtina:
Gatishmëria është në nivelin maksimal si nga menaxhmenti ashtu edhe nga punëtorët teknik.
Konsumatorët e komunës së Lipjanit furnizohen me ujë nga puset nëntokësore të cilat kanë filluar të shterrojnë.
1. Janjeva prioritet për furnizim me ujë për shkak të karantinës,
2.KRU,, Prishtina,, sh.a. sigurimin e furnizimit me ujë në zonën e Lipjanit po e bën edhe përmes autobotëve për shkak të gjendjes së krijuar atje,
3. Katet e larta të ndërtesave të banimit në komunën e Lipjanit kanë shtypje më të ulët, ngase ne si ujësjellës e kemi obligim ligjor që presioni i ujit të jetë minimalisht deri në 1.5 bar, ndërsa deri në më shumë bar ujin duhet ta sigurojë investitori i ndërtesave të banimit,
4. Aty ku ka nevojë, aty do të jemi me të gjitha kapacitetet njerëzore dhe profesionale/ teknike.
Nëse nuk kontribuojmë të gjithë në ruajtjen e ujit situata mund të vijë duke u vështirësuar si shkak i mungesës së reshjeve atmosferike.


