Janë ndarë 240 mijë euro për mamografin statik

PUBLIKUAR

Kryetarja e Grupit të Grave Deputete, Blerta Deliu -Kodra përcolli sot punën e Mamografit Mobil ( Ma-Mo), i cili aktualisht është në Fushë Kosovë, e ku po ekzaminohen gratë e kësaj komune nga të gjitha nacionalitetet.

Me këtë rast ekipit të Ma-Mo iu dhurua një llaptop dhe një printer, donacion i mbledhur nga punonjësit e OSBE-së.

Duke falënderuar për donacionin, koordinatori i ekipit të Ma-Mo, Ardian Biçaku, njoftoi se deri më tani Ma-Mo ka qenë në 14 komuna dhe janë ekzaminuar rreth 2700 gra, nga të cilat janë diagnostifikuar 25 raste me kancer të gjirit.

Blerta Deliu Kodra duke përgëzuar ekipin për punën e mirë që po bëjnë theksoi që GGD po përcjell vazhdimisht punën e Ma-Mo, duke parë me shqetësim numrin e të prekurave me kancerin e gjirit.

Ajo është shprehur se GGD i ka dhënë përkrahje edhe projektit (Ma-Mo)2, për të cilin nga buxheti janë ndarë 240.000 euro, duke sqaruar se ky mamograf statik do të vendoset në Klinikën Onkologjike.

Oliver Schutte nga OSBE-ja ka theksuar se organizata, të cilën e përfaqëson, e ka përkrahur GGD-në në këtë projekt që nga viti 2012 dhe se ky donacion për ekipin Ma-Mo, është vazhdimësi e përkrahjes. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Kadrijaj: Në Aleancë jemi të gatshëm edhe për zhbërjen e Gjykatës Speciale

Deputetja e Aleancës, Time Kadrijaj tha se ajo dhe bashkëpartiakët e saj në Kuvend...

Operacion antidrogë në Prishtinë dhe Lipjan, sekuestrohen mbi 160 gramë kokainë

Policia e Kosovës ka realizuar më 25 shtator 2026 operacionin antidrogë të koduar “Grupi”,...

Përleshja në Veternik, 8 persona janë dërguar në mbajtje – ja çka gjeti policia në vendngjarje

Një përleshje e rëndë ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të së...