James trondit Interin: Ose në United ose qëndroj në Real (Foto)

PUBLIKUAR

James Rodriguez dëshiron që gjatë kësaj vere të transferohet në Manchester United

Mesfushori kolumbian, James Rodriguez është i sigurt se duhet të largohet nga Real Madrid, pasi dëshiron të luaj e jo të qëndrojë shumicën e kohës në bankë rezervë.

Për të tashmë kanë shprehur interesim shumica e skuadrave të mëdha evropiane, por lojtari ka zgjedhur se ku dëshiron të luaj.

Sipas Dariogol, James ka vendosur të transferohet në Manchester United dhe të luaj nën urdhrat e trajnerit portugez, Jose Mourinho.

Unitedi për lojtarin ka ofruar vetëm 40 milionë euro, 20 më pak se sa Inter.

Në rast se nuk transferohet në United, atëherë James mund të vendos të qëndrojë edhe për një edicion ën Santiago Bernabeu, për të pritur kështu ofertën e duhur nga skuadra angleze. /Express/

SHIKO MË SHUMË

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...

Blerim Gashani prezanton në Paris vizionin e Kosovës për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030

Ministri në detyrë për Sport dhe Rini, Blerim Gashani, ka prezantuar në Paris, në...