James në Barcelonë për €100 milionë?

PUBLIKUAR

Jorge Mendes, agjenti i James Rodriguez, dëshiron ta bindë Bayern Munichin ta blejë përfundimisht kolumbianin, i cili është i huazuar nga Real Madridi, dhe pastaj ta shesë te Barcelona për 100 milionë euro.

Rodriguez u huazua për dy vite të Bayern veren që lamë pas, ndërsa klubi bavarez ka të drejtë ta blejë kolumbianin për 60 milionë euro, transmeton Express.

Megjithatë, sipas Don Balon, Rodriguez është i palumtur te Bayern pas shkarkimit të Carlo Ancelottit. Po ashtu, raportohet se edhe Thiago Alcantara dhe Arturo Vidal janë të pasigurt në “Allianz Arena”.

Mendes dëshiron ta sigurojë transferimin e James te Barça, edhe pse mirënjohja e lojtarit ndaj Real Madridit mund të jetë ndër pengesat e një marrëveshjeje të mundshme. /Express/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...