James i shpëtoi kartonit të kuq pas ndërhyrjes së rëndë në Alexis Sanchezin

PUBLIKUAR

James Rodriguez i ka shpëtuar kartonit të kuq pas një ndërhyrje të rrezikshme në Alexis Sanchezin.

Dy futbollistët u ndeshën në përballjen kualifikuese për Kampionatin Botëror ndërmjet Kilit dhe Kolumbisë në Santiago.

Kolumbia ishte me fat që e përfundoi lojën me 11 lojtarë pas një ndërhyrjeje të rëndë të mesfushorit të Evertonit në sulmuesin e Interit.

(Foto: Screenshot/Marca)

James e shkeli Sanchezin direkt në nyje të këmbës, ndërsa edhe pse e zhvilloi gjithë ndeshjen, kapiteni i Kilit u pa që kishte dhimbje në atë ndërhyrje. Sidoqoftë, Rodriguez shpëtoi pa u përjashtuar për këtë veprim.

Takimi përfundoi baras (2-2) me Arturo Vidal dhe Alexis që shënuan për kilianët, kurse golat e kolumbianëve i realizuan Jefferson Lerma dhe Radamel Falcao. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...