James i hapur t’i bashkohet klubit italian

PUBLIKUAR

James Rodriguez është i hapur t’i bashkohet Napolit këtë verë, me Real Madridin që është treguar i gatshëm ta ulë çmimin e tij prej 42 milionë eurove.

Mesfushori kreativ i Kolumbisë u kthye në Real Madrid pas dy vjetëve huazimi në Bayern Munich, por për të nuk ka vend në planet e Zinedine Zidane, transmeton Gazeta Express.

Gazeta italiane Corriere dello Sport shkruan se James është synimi kryesor i Napolit, me kërkesë të Carlo Ancelottit, këtë verë.

Trajneri italian ka punuar me kolumbianin gjatë kohës së tyre në Real dhe Bayern.

Besohet se Real Madridi është i gatshëm ta ulë çmimin prej 42 milionë eurove për të, të cilin Bayerni pati mundësi ta paguajë për ta blerë atë, por nuk deshi.

Napoli është i gatshëm t’i ofrojë Jamesit kontratë pesëvjeçare me pagë vjetore 6.5 milionë euro. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...