“Jam zhveshur për Mozzik-un”, Loredana habit me deklaratën

PUBLIKUAR

Çifti i njohur i reperëve, Loredana Zefi dhe Mozzik, janë në prag të publikimit të albumit të tyre më të ri.

Të gjithë kishim menduar se ata do të sillnin vetëm një këngë, por Mozzik e Loredana paskan punuar për diçka akoma më të madhe.

“No rich parents” mban titullin ky album dhe të dy kanë ndarë kopertinën e tij në Instagram.

Në imazhin promovues të albumit, çifti pozojnë së bashku në shtrat., Loredana shfaqet shumë sensuale, teksa pozon “topless” para Mozzik.

Në këtë postim, vihet re se një prej ndjekësve të Loredanës i ka shkruar në koment “Asnjëherë nuk jam zhveshur për klikime”, duke iu referuar kështu një prej këngëve të saj.

Nga ana tjetër reperja nga Ferizaj i është kundërpërgjigjur ndjekësit duke shkruar: “Jam zhveshur për Mozzikun, bukurosh”.

SHIKO MË SHUMË

Zoja i kapet Adrianit pasi i tha “po shitesh për Prime”

Zoja është përballur me Adrianin sot në shtëpinë e Big Brother VIP Kosova 5. Banorja...

Efi bën një ndryshim në “look”

Efi Dhedhes ka bërë një ndryshim në pamjen fizike të saj. Bukuroshja shqiptare ka vendosur...

“Ma nxin ditën”, Jonida Vokshi befason me urimin për Besnikun

Moderatorja e njohur, Jonida Vokshi, ka zgjedhur një mënyrë mjaft origjinale dhe plot humor...