“Jam penduar që u bëra pjesë e Për’puthen”, Shqipja tregon arsyen

PUBLIKUAR

Ish-konkurrentja e emisionit “Për’puthen”, Shqipe Hysenaj ishte e para që zbuloi lidhjen e fshehtë me Teas dhe Beartit e që e bëri menjëherë publike.

Pavarësisht se ishte një ndër personazhet më të kritikuar, pasi bëri publik skandalin, një pjesë e madhe e publikut nisi të pozicionohej përkrah saj.

Ndërkohë së fundmi ajo ka qenë e ftuar në emisionin “Fit Station”, ku ka folur më gjatë për programin, kontratën e famshme me “Për’puthen” dhe skandalin e bujshëm.

Shqipja u shpreh se fokusi i saj ka qenë gjithmonë Tea, për të nxjerrë në pah karakterin e saj të vërtetë.

“Andi dhe Tea kanë pasur një strategji shumë të bukur deri në fund dhe më vjen keq që ju ra në kokë. Të gjithë këtë e bënë për ndjekës, për famë, për klikime. Unë mendoj që njerëzit duhet ta pranojnë veten ashtu siç janë, nuk kanë pse të shtiren para publikut”, u shpreh Shqipja.

“Jam penduar për të vetmen arsye se konkurrentët kanë qenë fallco dhe mbase kam bërë zgjedhje të gabuara aty brenda. Por që kam hyrë në emision, jo”, tha ajo.

Ish-konkurrentja e “Për’puthen” tha se është menduar 2 herë para se ta firmoste kontratën e programit dhe se në fillim nuk kishte dëshirë ta hidhte këtë hap.

SHIKO MË SHUMË

Kiara pyetet për një shtatzëni të mundshme, Luiz Ejlli ndërhyn me një përgjigje plot humor

Kiara Tito ka zhvilluar së fundmi një bashkëbisedim virtual me ndjekësit e saj në...

Afrona Dika surprizohet para ditëlindjes: I fejuari e mbulon me dhurata luksoze

Afrona Dika po përgatitet të festojë ditëlindjen e saj më 9 gusht, por dhuratat...

Kur bukuria dhe stili bëhen një, Oriola Marashi merr vëmendjen

Modelja dhe këngëtarja e njohur, Oriola Marashi, ka publikuar së fundmi projektin e saj...