“Jam i pikëlluar sepse mendova se kësaj radhe do ta mposhtja përfundimisht Messin”

PUBLIKUAR

John Obi Mikel ishte i bindur se Lionel Messi më në fund nuk do të kishte ka t’ia mbante, por pesë herë fitues i Topit të Artë u përkujdes që Argjentina ta mposhtë Nigerinë 2-1 në Kupën e Botës të martën në Shën Petersburg.

Marco Rojo ishte heroi i papritur për t’ia siguruar skuadrës së Jorge Sampaolit vendin e dytë në Grupin D dhe kalimin në mesin e 16 skuadrave më të mira duke shënuar në fund të ndeshjes, transmeton Gazeta Express.

Por, përqendrimi më i madh ishte në Lionel Messin, i cili në mënyrë të shkëlqyer e hapi serinë e golave për Argjentinën, që dominoi në fillim të ndeshjes.

Mikel dhe Messi u takuan për herë të parë në vitin 2005, kur Argjentina fitoi 2-1 ndaj Nigerisë falë dy penalltive të shënuara nga ylli i Barcelonës në finale të Kupës së Botës U-20.

Fitoret në Kupën e Botës për seniorë në faza grupore më 2010 dhe 2014 i takuan po ashtu Messit, i cili shënoi dy herë në këtë të fundit.

“Jam i pikëlluar sepse mendoja se kishte ardhur momenti për ta fituar një ndeshje ndaj tij”, tha Mikel. /Express/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...