“Jam i lumtur që u largova nga Barcelona, familja ime vuante atje”

PUBLIKUAR

Andre Gomes e ka pranuar se është shumë më i lumtur në Everton, pasi e kishte parë familjen duke vuajtur gjatë një periudhe të vështirë në Barcelonë.

Mesfushori portugez dështoi t’i përmbushë pritjet pas transferimit të majmë nga Valencia, megjithatë ai është duke e gjetur formën e tij në Merseyside, ku është i huazuar nga Barça, transmeton Gazeta Express.

“Koha ime në Barcelonë ishte e vështirë sepse nuk ndihesha i lumtur”, tha Gomes.

“I kisha disa momente të mira, por gjatë momenteve të vështira vuajta për babanë dhe nënën. Për mua ishte shumë e vështirë t’i përmbush pritjet, jo vetëm të tifozëve por edhe të miat”, shtoi ai.

“Nuk mundja t’i shihja prindërit duke vuajtur, por tani jam duke e shijuar futbollin përsëri”, shtoi ai. /Gazeta Express/

 

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...