Jakup Krasniqi i bindur se PDK’ja do ta humb Drenasin

PUBLIKUAR

Ish-kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi, aktualisht kryetar i Këshillit Kombëtar i Nismës, ka thënë se zgjedhjet lokale në Drenas janë fillimi i ndryshimeve në të gjithë Kosovën.

Ai është shprehur i bindur se Partia Demokratike e Kosovës do të humb këtë komunë në zgjedhjet e 4 dhjetorit “dhe se në Drenas do të ketë ndryshime pozitive.”

“Era e ndryshimeve mendoj që ka ardhë, dhe po, po nis në Drenas,” ka shtuar Krasniqi në emisionin Info Box të RTV Dukagjinit.

“Qytetarët e Drenasit do të kenë një qeverisje më ndryshe se që kanë pasur deri më tani,” ka thënë ai.

Zgjedhjet e parakohshme në Drenas do të mbahen pasi Gjykata e Apelit ia konfirmoi dënimin me burg ish-kryetarit Nexhat Demaku

SHIKO MË SHUMË

LVV dhe LDK zyrtarizojnë koalicionin në Shtime

Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) dhe Lëvizja Vetëvendosje (LVV) në Shtime kanë zyrtarizuar marrëveshjen...

Gjenden mbetje mortore në Brod të Shtërpcës

Mbetje mortore janë gjetur sot në fshatin Brod të Komunës së Shtërpcës, gjatë aktiviteteve...

Kadrijaj pyet për 171 mjekët e kthyer në Kosovë: Ku janë punësuar dhe me çfarë kontratash?

Deputetja e Aleancës, Time Kadrijaj, në seancën plenare të Kuvendit të Kosovës, ka kërkuar...