Presidentja e vendit, Atifete Jahjaga përmes një postimi në Facebook ka falënderuar qytetarët për festim të dinjitetshëm të përvjetorit të pavarësisë.
Jahjaga ka shtuar se sot në kryeqytetin tonë pati festë dhe protestë.
Lexoni postimin e plotë:
Falënderoj qytetarët e Republikës së Kosovës për shënim të dinjitetshëm të përvjetorit të tetë të pavarësisë së shtetit tonë. Sot në kryeqytetin tonë pati festë dhe protestë, te dyja pjesë të pandashme të demokracisë. Të gjithë e duam Kosovën dhe nuk duhet të ndalemi së festuari me krenari për rrugën që kaluam deri këtu, sikur që nuk duhet ndalur së punuari që Kosova të jetë vendi që e ëndërruam.


