Jahjaga: Vendimi për Hardinajn, i padrejtë

PUBLIKUAR

Ish-presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga thotë se vendimi për lirmin me kusht të Ramush Haradinajt, megjthë se është lehtësues, nuk është i drejtë.

Përmes një shkrimi në Facebook, ajo thotë se shpreson që autoritet në Francë të përshpejtojnë procedurat gjyqësore në mënyrë që zoti Haradinaj t’i kthehet sa më shpejt Kosovës dhe familjes së tij, transmeton Indeksonline.

“Vendimi për lirimin me kusht të ish-kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj, ndonëse është lehtësues për arsyen se ai nuk do të mbahet në burg, nuk është i drejtë. Shpresoj që autoritetet në Francë të përshpejtojnë procedurat gjyqësore në mënyrë që zoti Haradinaj t’i kthehet sa më shpejt Kosovës dhe familjes së tij.Ndërkaq, Serbia, njëherë e përgjithmonë, duhet të ndërpres keqpërdorimin e institucioneve të drejtësisë për të sulmuar politikisht Kosovën dhe popullin e saj”, ka shkruar ajo në Facebook

SHIKO MË SHUMË

Arrestohet një burrë në Prizren nën dyshimin se dhunoi një grua

Një burrë është arrestuar në Prizren nën dyshimin se dhunoi një grua, për të...

Policia me plan operativ për të ofruar siguri për ndeshjen Kosovë-Izrael

Policia e Kosovës, me qëllim të ofrimit të sigurisë në kuadër të zhvillimit të...

Dhjetë raste të dhunës në familje brenda 24 orëve, arrestohen disa persona

Dhjetë raste të dhunës në familje janë raportuar në disa qytete të Kosovës, përfshirë...