Jahjaga uron qytetarët për Krishtlindjet Ortodokse

PUBLIKUAR

Teodosije si dhe të gjithë besimtarëve ortodoksë, të cilët sot e festojnë festën e Krishtlindjeve sipas kalendarit julian.

Në urim thuhet “I nderuar Peshkop Teodosije, Me rastin e Krishtlindjeve, festës më solemne të krishterimit, Juve dhe të gjithë besimtarëve të fesë ortodokse në Kosovë ju përcjell urimet më të përzemërta. Uroj që këtë festë më të gëzuar kristiane, ta festojmë në paqe, shëndet, lumturi dhe respekt të ndërsjellë. Që familjet tona të jenë të bekuara me fëmijë dhe që me shumë dashuri e harmoni ta ndërtojmë Kosovën tonë të përbashkët”.

“Nata e krishtlindjeve dhe Krishtlindja le të na sjellë ngrohtësinë dhe lumturinë në çdo shtëpi dhe le të na kujtojë lindjen e Jezu Krishtit. Festat e krishtlindjeve e kthejnë ndjenjën e bashkimit dhe faljes dhe na kujtojnë të gjithëve që në vete mbajmë dashuri, lumturi, mirëkuptim dhe tolerancë. Krishtlindjet si dhe viti i cili është para nesh, le të na sjellin forcë, këmbëngulje dhe vendosmëri deri te përmbushja me sukses e qëllimeve tona të përcaktuara. Që në frymën e respektit dhe të tolerancës së ndërsjellë t’iu ndihmojmë të gjithë atyre të cilëve u nevojitet ndihma. Që së bashku të punojmë për mirëqenien e të gjithë qytetarëve, duke ecur përpara me hapa të përbashkët drejt një Kosove më të mirë dhe proevropiane”, thuhet në urim. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

30 mijë fëmijë më pak në listat e shtesave në krahasim me prillin

Për saktësisht 31 mijë e 553 është ulur numri i fëmijëve që marrin shtesa...

Gjini: Pas 5 tetorit nëse Kosova s’ka president të ri hyhet në gjendje të “katastrofës kushtetuese”

Kryetari i Aleancës, Ardian Gjini, ka folur për situatën politike në vend dhe vonesat...

Shtesat për fëmijë kryesojnë listën e përfituesve të skemave sociale në gusht

Agjencia e Statistikave eë Kosovës (ASK) ka publikuar të dhënat për skemat e mirëqenies...