Jahjaga ua kujton NATO-së dhe KFOR-it se barrikada është shkelje e Kushtetutës

PUBLIKUAR

00_12_14059381181661249129

Komandanti i Komandës së Forcave të Përbashkëta të NATO-s në Napoli, admirali Bruce W. Clingan thotë se NATO-ja me praninë e saj në Kosovë do të vazhdojë ta zbatojë misionin e saj në ruajtjen e paqes dhe të stabilitetit dhe të një mjedisi të sigurt për të gjitha qytetarët e Kosovës.

Kështu ka deklaruar ai gjatë takimit me Presidenten e Kosovës, Atifete Jahjaga, ku kjo e fundit ia kujtoi se barrikadat e vendosura në urën e lumit Ibër, në Mitrovicë, po e pengojnë jetën e qytetarëve të vendit dhe kjo shënon shkelje të ligjeve dhe të Kushtetutës së vendit, që garanton lirinë e lëvizjes dhe të drejtat e barabarta për të gjithë pa dallim.

Këto u biseduan në takimin lamtumirës të Cligan, ku ishin edhe pasardhësi i tij në detyrë, admirali Mark E. Ferguson si dhe komandanti i KFOR-it, gjenerali Salvatore Farina.

Presidentja Jahjaga e vlerësoi lartë punën e admiralit Clingan dhe angazhimin e tij dhe të NATO-s për Kosovën dhe stabilitetin e saj dhe theksoi se mirëpret vazhdimin e përkushtimit ndaj Kosovës dhe rajonit të Ballkanit edhe me pasardhësin në detyrën e komandantit në Komandën e Napolit, admiralin Ferguson.

Presidentja Jahjaga në bisedë me admiralin Clingan dhe admiralin Ferguson foli për zhvillimet aktuale politike por edhe për gjendjen e sigurisë në Kosovë, me theks të posaçëm në veri të territorit të Republikës së Kosovës.

Ajo tha se Kosova ka treguar përkushtimin e saj për ndërtimin e një marrëdhënieje të fqinjësisë së mirë me të gjitha vendet e rajonit, përfshirë edhe me Republikën e Serbisë, me të cilën ka arritur edhe marrëveshje në kuadër të dialogut për normalizimin të marrëdhënieve.

Presidentja Jahjaga tha se të gjitha marrëveshjet e arritura duhet të zbatohen në praktikë dhe nënvizoi rëndësinë e krijimit të kushteve për lëvizjen e lirë të qytetarëve në të gjithë territorin e vendit.

Presidentja Jahjaga tha se NATO luan një rol të rëndësishëm për stabilitetin dhe paqen jo vetëm në Kosovë por edhe në gjithë rajonin e Ballkanit dhe vlerësoi lartë ndihmën e Aleancës Veri-Atlantike në ngritjen e kapaciteteve dhe të standardeve të FSK-së./RajoniPress/

 

SHIKO MË SHUMË

IPK për rrahjen mes dy policëve brenda stacionit policor në Prishtinë: Dyshohen për “sulm” gjatë detyrës zyrtare

Inspektorati Policor i Kosovës (IPK), ka rekomanduar suspendimin e dy policëve, të cilët dyshohen...

Veliu: Abdixhiku të marr përgjegjësinë për dështimin, kërkesat për dorëheqjen e tij janë legjitime dhe të drejta

Ish-nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Agim Veliu ka reaguar sërish për zhvillimet në...

Nisin të dalin 100 euro për studentët

Tashmë kanë nisur të dalin 100 eurot për studentët. Kjo është bërë e ditur nga...