Jahjaga telefonon Delawien: Nxitësit e urrejtjes do të refuzohen me përçmim nga qytetarët

PUBLIKUAR

Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, ka thënë të ketë biseduar në telefon me Ambasadorin Amerikan në Prishtinë, Greg Delawie, të cilit i ka thënë se institucionet dhe qytetarët e Kosovës janë krenarë me miqësinë me SHBA-të.

Njëkohësisht, Jahjaga i ka thënë Ambasadorit se Kosova mbetet e palëkundur në përkushtimin për ta forcuar dhe avancuar bashkëpunimin dhe partneritetin me SHBA-të dhe për t’i jetësuar në Kosovë vlerat dhe idealet që shumica absolute në vend duan t’i ndajmë me demokracinë amerikane.

Përmes një njoftimi të postuar në Facebook, Jahjaga ka shprehur keqardhjen e institucionit që ajo drejton për, siç thotë ajo, “veprimet e një pakice margjinale”.

Ja postimi i Jahjagës në Facebook:

Sapo kam zhvilluar një bisedë telefonike me Ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, z. Greg Delawie për ta siguruar ambasadorin dhe të gjithë diplomatët amerikanë që shërbejnë në vendin tonë, që institucionet dhe qytetarët e Republikës së Kosovës janë krenarë me miqësinë ndërmjet Kosovës dhe SHBA-të dhe mbesin të palëkundur në përkushtimin e tyre për ta forcuar dhe avancuar bashkëpunimin dhe partneritetin me SHBA-të dhe për t’i jetësuar në Kosovë vlerat dhe idealet që shumica absolute në vend duam t’i ndajmë me demokracinë amerikane.

Shpreh keqardhje për veprimet e një pakice margjinale. Kosovarët janë të vetëdijshëm që pas një kohe shumë të gjatë dhe gjeneratave të tëra që janë shuar në përpjekje për të arritur ëndrrën për një jetë më të mirë, jemi në anën e drejtë të historisë. Ju siguroj se në këtë anë do të mbesim.

Ata që mendojnë që mund të nxisin frymë të urrejtjes në Kosovë dhe harrojnë lehtësisht një të kaluar aspak të largët, të jenë të sigurtë se një gjë të tillë do ta refuzojnë me përçmim qytetarët e Kosovës.(sic) /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Fluks i madh në pikat kufitare, pritjet po zgjasin mbi dy orë e gjysmë

Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar ka përditësuar të dhënat për qarkullimin në pikat kufitare,...

Cakolli: Kryeministri dhe ministrat në detyrë duhet të japin dorëheqje para mandatit të deputetit

Hulumtuesi i Institutit Demokratik të Kosovës, Eugen Cakolli, ka deklaruar se vendimi i fundit...

Këto janë vendimet e marra nga mbledhja e LDK-së

Gjatë ditës së djeshme Lidhja Demokratike e Kosovës ka mbajtur mbledhjen e jashtëzakonshme.Në këtë...