Jahjaga priti ambasadorin e ri të Çekisë

PUBLIKUAR

jahjaga-priti-ambasadorin-e-ri-t-euml-ccedil-ekis-euml_hd

Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga priti sot në takim ambasadorin e ri të Republikës Çeke në Prishtinë, Ivo Šilhavý.

Presidentja Jahjaga e njoftoi ambasadorin Šilhavý me zhvillimet aktuale në vendin tonë, duke theksuar se Kosova si, vend promovues i paqes dhe stabilitetit në rajon, synim parësor e ka integrimin në strukturat euroatlantike.

Jahjaga e uroi ambasadorin për detyrën e re dhe i dëshiroi sukses në misionin e tij në Kosovë, duke theksuar gatishmërinë e institucioneve të Republikës së Kosovës për thellim të marrëdhënieve me Republikën Çeke, në të gjitha sferat me interes të ndërsjellë.

Ambasadori i ri i Republikës Çeke në Prishtinë, Ivo Šilhavý tha se do të angazhohet për vazhdimin dhe avancimin e bashkëpunimit me institucionet e Kosovës. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Komisioni për Ekonomi miraton prioritetet, për dhjetor ftohen Rizvanolli e Kusari-Lila

Anëtarët e Komisionit për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi, Tregti dhe Inovacion kanë vendosur që gjatë...

Tahiri i liston katër problemet kryesore të qytetarëve të Kosovës

Deputeti i Aleancës, Besnik Tahiri i ka listuar sot katër problemet kryesore, me të...

Mot me diell, temperatura maksimale 20 gradë celsius

Temperaturat minimale do të lëvizin nga 4°C deri në 7°C, ndërsa temperaturat maksimale nga...