Jahjaga në Samitit Global të Grave në Parlament në Abu Dhabi

PUBLIKUAR

Ish-presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, ka përmbyllur vizitën e saj dyditore në Abu Dhabi të Emirateve të Bashkuara Arabe ku ka marrë pjesë në punimet e Samitit Global të Grave në Parlament që u zhvillua nën patronatin e Mbretëreshës së EBA, Lartmadhërisë së saj, Sheikha Fatima Mint Mubarak.

Pjesëmarrja e ish-presidentës Jahjaga në samitin me moton “Të bashkuar në krijimin e së ardhmës” u bë me ftesë të presidentës së Këshillit Kombëtar Federal të Emirateve të Bashkuara Arabe, Amal al-Qubaisi.

Në kuadër të punimeve të këtij samiti, ish-presidentja Jahjaga ka zhvilluar një varg takimesh me gra udhëheqëse të disa parlamenteve në botë me të cilat bisedoi për mënyrat e zgjidhjes së përbashkët të problemeve aktuale globale në politikë, ekonomi, ambient, çështjet sociale dhe të tjera, thuhet në njoftimin e lëshuar nga kabineti i ish-presidentes Jahjaga, transmeton Telegrafi.

Takimet e tilla u zhvilluan kryesisht me përfaqësueset e shteteve që nuk kanë njohur ende pavarësisë së Kosovës dhe kishin për qëllim gjetjet e një gjuhe të përbashkët për tejkalimin e sfidave të përbashkëta në sektorë të ndryshëm.

Në ditën e parë të qëndrimit në Abu Dhabi, ish-presidentja e Kosovës zhvillloi një takim dreke me Kryesuesen e Këshillit të Federatës së Asamblesë Federale të Rusisë, Valentina Matvienko.

SHIKO MË SHUMË

Haxhiu pranon dekretin për Ligjin e Byrosë, nis faza e zbatimit

Kryeparlamentarja, Albulena Haxhiu, ka bërë të ditur se ka pranuar nga Presidenca dekretin për...

Presidentja pret Prattipatin, flasin për zhvillimet politike: Kosova e përkushtuar në marrëdhëniet me SHBA’të

Presidentja e vendit, Justina Shiroka Pula, ka pritur në takim të Ngarkuarën me Punë...

Erërat e forta shkaktojnë dëme në disa objekte, komuna apelon për kujdes

Erërat e forta kanë shkaktuar dëme në disa objekte në Drenas, duke paraqitur rrezik...