Jahjaga nderoi me mirënjohje një numër institucionesh dhe individësh (Foto)

PUBLIKUAR

Presidentja e Republikës së Kosovës,  Atifete Jahjaga ka ndarë mirënjohje për Rrjetin e Grupeve të Grave të Kosovës, Qendrën Kosovare për Rehabilitimin e Viktimave të Torturës, Qendrën për Rehabilitimin e Nënës dhe Fëmijës, Medica Kosova, Medica Gjakova, Qendrën për Promovimin e të Drejtave të Grave, Ekipin e filmit “Tri Dritare dhe Një Varje”, për artisten Eliza Hoxha, për kontributin që kanë dhënë në afirmimin e statusit të viktimave të dhunës seksualë gjatë luftës në kuadër të Këshillit Kombëtar për të Mbijetuarit e dhunës seksuale gjatë luftës.

Duke ju shprehur falënderimin e sinqertë për angazhimin e tyre, Presidentja Jahjaga theksoi nevojën e përkushtimit të mëtejshëm shoqëror dhe institucional për ngritjen e vetëdijes shoqërore për krimin e luftës të dhunës seksuale të përdor në Kosovë gjatë luftës dhe mbi të gjitha për nevojën e garantimit të të gjitha të drejtave të parapara me ligjet e vendit. /Telegrafi/

23456

SHIKO MË SHUMË

Kusari-Lila në Tiranë: Kosova synon integrim më të madh të produkteve vendore në tregun evropian

Ministrja e MINTI-it, Mimoza Kusari-Lila, sot në Tiranë, me organizim të Ministrisë së Ekonomisë...

220 persona aplikojnë për azil në Kosovë, këta janë shtetasit që prijnë me kërkesa

220 persona kanë aplikuar për azil në Kosovë, që nga janari e deri më...

Sveçla: Gjatë qeverisjes “Kurti 2” u fuqizua siguria dhe u luftua krimi i organizuar

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka deklaruar se gjatë qeverisjes “Kurti 2”...