Jahjaga: Kushtetuta, dokumenti që ndërton bazamentin e shtetit të së drejtës

PUBLIKUAR

Presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga, ka uruar për 9 Prillin, Ditën e Kushtetutës.

Jahjaga ka shkruar në Facebook se Dita e Kushtetutës është njëra ndër ditët më të shënuara na historinë e shtetit të Kosovës.

“Sot është dita që simbolizon bazën e shtetësisë. Sot kremtojmë një ndër ditët më të shënuara në historinë e shtetit tonë, Ditën e Kushtetutës, këtij akti madhor që ka përmbledhur gjithë sakrificën sublime të popullit të Kosovës për liri dhe pavarësi.

Ky dokument është themeli i shtetit të Kosovës – që qytetarin e tij e ka zot të kësaj toke, të barabartë pa dallim.

Është dokumenti që ndërton bazamentin e shtetit të së drejtës, ku sundon rendi dhe ku forca e ligjit shtrihet në gjithë territorin.

Kjo është Dita e aktit më të lartë juridik dhe të vlerave të popujve dhe vendeve demokratike. Një Kushtetutë e shtetit tonë, me një histori të rëndë, që po ngritet me forcën e shpirtit të qytetarëve të tij, me vullnetin e tyre për ta bërë Kosovën një vend të dinjitetshëm, të përparuar dhe anëtare të barabartë të bashkësisë ndërkombëtare.

Urime Dita e Kushtetutës, qytetarë të Republikës së Kosovës”, ka shkruar Jahjaga në Facebook. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Tragjedia në Shëngjin, identifikohet 19-vjeçari nga Gjilani që u mbyt në det

Një tragjedi ka ndodhur ditën e hënë në bregdetin e Shëngjinit, ku ka gjetur...

Parafillorët në Prishtinë do të kenë nga shtatori orar katërorësh

Nga 1 shtatori, fëmijët parafillorë në Prishtinë do të kenë orar më të gjatë...

QKUK-ja jep detaje për gjendjen e Egzon Bytyqit, të dyshuarit për vrasjen e bashkëshortes

Egzon Bytyqi i dyshuari për vrasjen e bashkëshortes së tij në fshatin Kërvasëri të...