Jahjaga: Kosvoa promovues bashkëpunimt rajonal

PUBLIKUAR

Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga priti sot Shefin e Byrosë së Gardës Kombëtare Amerikane, Gjeneralin Frank Grass me të cilin diskutoi për situatën e sigurisë në Kosovë dhe aspiratën e Kosovës për t’u bërë anëtare e NATO-s.

Presidentja Jahjaga e njoftoi Gjeneralin Grass për procesin e transformimit të Forcës së Sigurisë së Kosovës në Forcat e Armatosura të Kosovës si domosdoshmëri e dalur nga studimi i tërësishëm i sektorit të sigurisë së Republikës së Kosovës, në përputhje me interesat, orientimin, aspiratat dhe vizionin e qytetarëve dhe institucioneve të vendit për të përmbyllur konsolidimin e sovranitetit të Kosovës, për t’u bërë kontribuues në ofrimin e sigurisë dhe për të qenë pjesë e infrastrukturës transatlantike të sigurisë, tguhet në njoftim, transmeton Telegrafi.

Jahjaga theksoi se Republika e Kosovës po luan rol të rëndësishëm në konfrontimin me sfidat rajonale dhe globale, duke u bërë partner i rëndësishëm në adresimin e çështjeve si ekstremizmi i dhunshëm dhe promovues i bashkëpunimit rajonal në aspektin e sigurisë.

Presidentja falënderoi Gjeneralin Grass për kontributin e jashtëzakonshëm të Gardës Kombëtare Amerikane, pjesëtarë të së cilës me vite janë pjesë e forcës paqeruajtëse të KFOR-it në Kosovë dhe partner i fuqishëm në profesionalizimin dhe aftësimin e FSK-së. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Raporti për krimet e luftës, Kurti: Ky raport është dëshmi institucionale e çmimit të shtrenjtë të lirisë që e gëzojmë

Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, mori pjesë në promovimin e...

Vdekja e punëtorit në Prishtinë, Smajlaj thotë se kjo tragjedi po përdoret për përplasje politike

Kreshnik Smajlaj, kryetar i degës së AAK-së në Prishtinë ka thënë se ndjen keqardhje...

Dy të rinj arrestohen për rrahjen e një 23-vjeçari mbrëmë në Han të Elezit

Dy persona janë arrestuar nga Policia e Kosovës nën dyshimin se kanë sulmuar fizikisht...