Jahjaga: Korrupsioni pengon zhvillimin e shtetit

PUBLIKUAR

Presidentja e vendit, Atifete Jahjaga në Ditën Ndërkombëtare Kundër Korrupsionit theksoi se korrupsioni është një e keqe që kërcënon çdo shoqëri, që pengon zhvillimin e shtetit, minon sundimin e ligjit dhe ngadalëson rritjen ekonomike të vendit.
 Lexoni deklaratën e saj të plotë:
“9 dhjetori shënon Ditën Ndërkombëtare Kundër Korrupsionit. Korrupsioni është një e keqe që kërcënon çdo shoqëri, që pengon zhvillimin e shtetit, minon sundimin e ligjit dhe ngadalëson rritjen ekonomike të vendit.
Si Presidente e Republikës së Kosovës jam e përkushtuar për të luftuar korrupsionin dhe për të ndërtuar një sistem të pavarur të drejtësisë, në shërbim të qytetarit dhe në shërbim të shtetit ligjor.
Përmes Këshillit Kombëtar Kundër Korrupsionit, të themeluar dhe udhëhequr nga unë, ne kemi përmirësuar bashkërendimin dhe efikasitetin ndërmjet institucioneve të mandatuara për ta luftuar korrupsionin. E kemi përmirësuar transparencën si dhe po punojmë me shoqërinë civile për të ngritur vetëdijesimin për domosdoshmërinë e rezultateve konkrete në luftën kundër korrupsionit. Në vitet e fundit, sistemi gjyqësor ka ngritur ndjeshëm numrin e rasteve kundër zyrtarëve të lartë për raste korrupsioni.
Sipas ‘Indikatorëve Botëror të Qeverisjes’ të Bankës Botërore, Kosova këtë vit ka përmirësuar Kontrollin e Korrupsionit për 16%, krahasuar me vitin e kaluar.
Ftoj Kuvendin e Kosovës që të miratojë sa më parë Ligjin e ri për Prokurim Publik i cili përpos që do të sigurojë integritetin e domosdoshëm në procesin e prokurimit, do të mundësojë edhe prokurimin elektronik në Kosovë për ta bërë tenderimin e parasë publike më transparent.
Ne jemi të vetëdijshëm për sfidat dhe të përkushtuar të veprojmë konkretisht kundër korrupsionit.
Kemi përgjegjësi të përbashkët që të tregojmë patriotizmin tonë duke qenë të pakompromis në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar dhe në zbatim të ligjit për të ndërtuar shtetin e së drejtës”.

SHIKO MË SHUMË

Kusari-Lila në Tiranë: Kosova synon integrim më të madh të produkteve vendore në tregun evropian

Ministrja e MINTI-it, Mimoza Kusari-Lila, sot në Tiranë, me organizim të Ministrisë së Ekonomisë...

220 persona aplikojnë për azil në Kosovë, këta janë shtetasit që prijnë me kërkesa

220 persona kanë aplikuar për azil në Kosovë, që nga janari e deri më...

Sveçla: Gjatë qeverisjes “Kurti 2” u fuqizua siguria dhe u luftua krimi i organizuar

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka deklaruar se gjatë qeverisjes “Kurti 2”...