Jahjaga kërkon nga liderët opozitarë që të distancohen nga dhuna

PUBLIKUAR

Presidentja e Kosovës, Atifete Jahajaga, ka dënuar përdorimin e dhunës gjatë protestës së sotme të thirrur nga partitë opozitare.

Ajo në një deklaratë të publikuar në Facebook, ka kërkuar nga liderët e tri partive opozitare që të distancohen nga dhuna dhe të ushtrojnë autoritetin e tyre që të ndalojnë dhunën.

Reagimi i Presidentes Atifete Jahjaga:

Dënoj ashpër vandalizmin e pronës publike dhe përdorimin e mjeteve që vënë në rrezik jetën e qytetarëve të Kosovës dhe forcave të rendit, që e kanë për detyrë t’i mbrojnë institucionet e vendit.

Protesta është e drejtë e patjetërsueshme në çdo demokraci, e drejtë e garantuar me Kushtetutë dhe si mjet për të shprehur pakënaqësinë nuk duhet të kontestohet nga askush. Por, kjo e drejtë vjen me përgjegjësi dhe zjarrvënia e sotme institucioneve të vendit është plotësisht e papranueshme.

Ju apeloj protestuesve të tregojnë përgjegjësi dhe thërras për qetësi, ndërsa organizatorëve të protestës të distancohen nga këto akte dhe të ushtrojnë autoritetin e tyre që të ndalojnë dhunën në sheshet e Prishtinës. Kërkoj nga organet e rendit që t’i identifikojnë dhe sjellin para drejtësisë individët apo grupet që eskaluan situatën.

E ri përsëris thirrjen time që zgjidhjet institucionale dhe gjuha e dialogut janë mënyra e vetme për të tejkaluar çfarëdo eskalimi të mëtutjeshëm të gjendjes. Këto zhvillime dhe mungesa e përpjekjeve për të gjetur një mes po na kthejnë në pikën zero dhe po lëndojnë përkrahjen që e gëzojmë në konsolidimin tonë si shtet i pavarur dhe sovran.

SHIKO MË SHUMË

Dhunë në Shtime: Një person bëhet për spital, në pranga 27-vjeçari

Një person ka mbetur i lënduar si pasojë e një rrahjeje që ka ndodhur...

Kjo është gjendja aktuale në pikat kufitare

Pikat kufitare të Kosovës vazhdojnë të funksionojnë pa ngarkesa të mëdha edhe sot. Sipas të...

Ikën stuhia, rikthehet dielli: Parashikimi i motit për ditën e martë

Gjatë ditës së martë do të mbajë mot me diell dhe vranësira të shpërndara,...