Jahjaga, keq me Kushtetutën!

PUBLIKUAR

jj_4184

Përveç partive të cilat po e kontestojnë vazhdimin e mandatit të gjykatësve ndërkombëtarë, edhe njohësit e çështjeve kushtetuese vlerësojnë se presidentja nuk ka qenë dashur t’ua vazhdojë mandatin atyre, sepse me këtë veprim, sipas tyre, është rrënuar kredibiliteti dhe legjitimiteti i gjykatës për të nxjerrë vendime.

Eksperti i çështjeve kushtetuese Riza Smaka, ka thënë se anëtaret e Gjykatës Kushtetuese, si vendorët ashtu edhe ndërkombëtarët nuk kanë legjitimitet, sepse sipas tij, kur është zgjedhur kryetari i tanishëm dhe tre gjykatësit tjerë nuk janë respektuar procedurat e rregullta ligjore përkatësisht neni 6 paragrafi 10 i ligjit për Gjykatën Kushtetuese.

“Tani presidentja i ka vazhduar mandatin tre gjykatësve ndërkombëtarë në këtë gjykatë në kundërshtim me kushtetutën. Pra, asnjëri prej gjykatëseve në Gjykatën Kushtetuese nuk është juridikisht solid dhe kjo është për t’u vajtuar”, ka thënë Smaka. Ai, çuditet se si lejohet që institucionet kryesore në vend nuk e përfillin ligjin dhe kushtetutën dhe se me këtë veprim është shkelur rëndë Kushtetuta e Kosovës. /Tribuna

SHIKO MË SHUMË

E kam konsideruar këtë Kuvend të panevojshëm, të pakohë / Reagon Abdixhiku: më 30 korrik, përcaktojmë LDK-në

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku ka reaguar pasi ka thirrur Kuvendin e Jashtëzakonshëm të...

Ky është çmimi i naftës për ditën e sotme

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë ka publikuar çmimin e naftës për ditën e...

Policia shqipton 2 mijë e 300 gjoba trafiku brenda 24 orëve të fundit

Policia e Kosovës ka shqiptuar 2301 gjoba për kundërvajtësit e trafikut brenda 24 orëve...