Jahjaga kandidate për shefe të AKI-së

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Sulmoi seksualisht një grua në Shtime, arrestohet

Një burrë është arrestuar në Shtime pasi që i njëjti dyshohet se ka ngacmuar...

Moti sot i vranët e me shi

Sot parashihet të mbajë mot kryesisht i vranët dhe kohë pas kohe me reshje...

Emrat më të lakuar për shef të Agjencisë Kosovare për Inteligjencë (AKI) janë: ish-presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, ambasadori i Kosovës në Maqedoni, Ylber Hysa, si dhe Fisnik Rexhepi, ish-këshilltar politik i ministrit të Brendshëm, Bajram Rexhepi, bëjnë të ditur burimet e gazetës “Zëri”

Ish-presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, ambasadori i Kosovës në Maqedoni, Ylber Hysa, dhe Fisnik Rexhepi, ish-këshilltari i ministrave, Bajram Rexhepit e Bekim Çollakut, përmenden si kandidatë potencialë për postin e drejtorit të Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë (AKI). Kështu bëjnë të ditur burime të gazetës “Zëri”, të cilat kanë thënë se në ditët në vijim pritet që të vendoset për njërin prej këtyre kandidatëve.

Pas dorëheqjes së drejtorit të deritanishëm të AKI-së, Agron Selimajt, në bazë të Kushtetutës presidenti së bashku me kryeministrin pas konsultimit me Qeverinë duhet ta emërojnë drejtorin e kësaj Agjencie.

Për këtë çështje gazeta “Zëri” ka dërguar pyetje në Zyrën e presidentit dhe në atë të kryeministrit, megjithatë nuk ka marrë asnjë përgjigje. Në anën tjetër, drejtuesit e Komisionit Parlamentar për Mbikëqyrjen e AKI-së thonë se është shumë e rëndësishme që në këtë post të emërohet një person profesionit, prandaj apelojnë që emërimi i shefit të AKI-së të bëhet mbi baza të preferencave partiake.

Ish-presidentja Jahjaga ka përvojë të gjatë në fushën e sigurisë, pasi për disa vite para se të zgjidhej presidente ka qenë zëvendësdrejtoreshë e Policisë së Kosovës. Gazeta “Zëri” ka bërë përpjekje të vazhdueshme gjatë ditës së hënë ta kontaktojë Jahjagën, por ajo nuk është përgjigjur në telefon.

Ndërsa Fisnik Rexhepi, i cili po ashtu ka qenë këshilltar i ish-ministrit të Brendshëm, Bajram Rexhepi, dhe më pas edhe i atij për Integrime Evropiane, Bekim Çollakut, ka thënë se nuk është kontaktuar nga zyrtarët e lartë qeveritarë për këtë çështje.

“Nuk e di, unë kam angazhime të reja tash, akademike dhe profesionale, kështu që jam i fokusuar tërësisht në atë drejtim”, është përgjigjur Rexhepi

SHIKO MË SHUMË

Sulmoi seksualisht një grua në Shtime, arrestohet

Një burrë është arrestuar në Shtime pasi që i njëjti dyshohet se ka ngacmuar...

Moti sot i vranët e me shi

Sot parashihet të mbajë mot kryesisht i vranët dhe kohë pas kohe me reshje...

Dëshmitari Qeriqi pyetet për takimet me ish-krerët e UÇK-së si dhe për funksionet e tyre

Në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DhSK) në Hagë po vazhdon dëshminë dëshmitari  Ramiz...