Jahjaga: Institucione që përmbushin detyrimet ndaj qytetarëve dhe bashkësisë ndërkombëtare

PUBLIKUAR

Jahjaga: Institucione që përmbushin detyrimet ndaj qytetarëve dhe bashkësisë ndërkombëtare

Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, përmes një komunikate për media ka sqaruar se sot gjatë ditës ka takuar dy nga liderët e partive politike parlamentare, kryetarin e Partisë Demokratike të Kosovës, Hashim Thaçin dhe kryetarin e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa.

Ajo gjithashtu ka zhvilluar një bisedë telefonike me kryetarin e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, për të trajtuar çështjen e ndërtimit të institucioneve të vendit.

Jahjaga ka theksuar se “ka kërkuar nga tre liderët, të tregojnë pjekuri politike dhe duke lënë anash mospajtimet ndërmjet tyre dhe interesat e ngushta, të veprojnë shpejt për ndërtimin e institucioneve, konstituimin e Kuvendit dhe formimin e qeverisë së re”.

Sipas saj, liderët e partive politike parlamentare duhet të veprojnë shpejt për të siguruar qëndrueshmërinë e vendit.

“Ne duhet të dëshmojmë përkushtimin për ndërtimin e shtetit të së drejtës, duke respektuar kuadrin tonë kushtetues. Jam e përkushtuar që duke garantuar kushtetutshmërinë dhe ligjshmërinë në vend, të zbatoj në përpikëri vendimet e Gjykatës Kushtetuese. Institucionet e reja duhet të ndërtohen në përputhje me Kushtetutën e Republikës së Kosovës. Duhet të garantojmë se me institucionet e reja do të përmbushim çdo detyrim ndaj qytetarëve tanë dhe gjithashtu obligimet ndaj bashkësisë ndërkombëtare, partneriteti me të cilën është jetik për vendin. Dialogu politik është i rëndësishëm për forcimin e demokracisë së brendshme dhe ai duhet të zhvillohet, pavarësisht mospajtimeve, në interes të qytetarëve dhe të avancimit të proceseve të përgjithshme në vend”, thuhet më tej në komunikatë. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Vedat Bajrami bën thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri më 12 shtator

Aktori i mirënjohur i humorit, Vedat Bajrami, i është bashkuar thirrjes për pjesëmarrje në...

Deputeti i VV-së fajëson komunat për rezultatet e testit “PISA”

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Enver Haliti, ka reaguar për rezultatet e dobëta të nxënësve...

Ramadani: Sot do të shohim nëse do të kemi një rast të ri për Gjykatën Kushtetuese

Deputeti i Aleancës, Burim Ramadani është deklaruar në lidhje me thirrjen e seancës për...