Jahjaga: I patolerueshëm kërcënimi ndaj Arbana Xharrës

PUBLIKUAR

Ish-presidentja Atifete Jahjaga, ka reaguar ndaj kërcënimeve që i janë bërë gazetares Arbana Xharra.

Jahjaga, përmes një postimi në Facebook, ka thënë se “ Liria e fjalës është e drejtë themelore dhe e garantuar, ndërsa përpjekjet për ta sulmuar atë janë të shëmtuara”, transmeton Telegrafi.

Postimi i plotë i Jahjagës:

“Kërcënimet ndaj Arbana Xharrës, kryeredaktores së të përditshmes Zëri janë të papranueshme dhe të patolerueshme.

Liria e fjalës është e drejtë themelore dhe e garantuar, ndërsa përpjekjet për ta sulmuar atë janë të shëmtuara.

Askush nuk mund të gjykohet njëanshmërisht e me qëllim të fyerjes për fjalën e thënë.

Perpjekjet e vazhdueshme per ta linçuar Arbanën dhe gazetarët e tjerë të guximshëm në Kosovë janë forma më e shëmtuar se si grupe të ndryshme provojnë ta kthejnë Kosovën prapa, në një vend ku mbreteron frika dhe jo ku dominon diskutimi si mënyrë për të gjeneruar vlerat mbi të cilat duam ta ndërtojmë Kosovën” (sic.), ka shkruar Jahjaga

SHIKO MË SHUMË

Kërkesë publike për Arben Vitinë, mes lotësh flet asamblistja e VV-së sqaron pse e bëri kërkesën

Asamblistja e VV-së në Rahovec, Vlora Vuqiterna mes emocionesh, ka rrëfyer arsyet që e...

Këto janë zonat që do të mbesin pa energji elektrike sot

Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS) ka njoftuar se të hënën,...

E pa nga afër performancën skandaloze kundër Kosovës, Dibrani: Turp!

Edlira Dibrani, Ambasadore e Rinisë Evropiane për Kosovën nga platforma WeBalkans, e cila ka...