Jahjaga, gruaja e vetme nga rajoni që po merr pjesë në Komisionin e OKB-së për Statusin e Grave

PUBLIKUAR

Ish-presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga, po merr pjesë në ngjarjet e OKB-së, në Komisionin për Statusin e Grave, në Nju-Jork.

Në këtë ngjarje, Jahjaga po merr pjesë me ftesë të OKB-së dhe si anëtarja e vetme nga rajoni e Rrjetit të Grave Lidere të Kombeve të Bashkuara, transmeton IndeksOnline.

Përgjatë këtij organizimi, Jahjaga ishte pjesë e paneleve diskutuese mbi rolin e grave në pozita të larta udhëheqëse.

“Në fjalën time theksova  se kur gratë janë në pozita vendimmarrëse, ato mund të nxisin politika më gjithëpërfshirëse, institucione më të ndjeshme ndaj nevojave të shoqërisë dhe procese më të drejta.

Duke reflektuar edhe mbi përvojën time shumëvjeçare në avokimin për drejtësi për të mbijetuarit e dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë, rikujtova rëndësinë e dëgjimit dhe besimit të të mbijetuarve, krijimit të hapësirave të sigurta ku mund të flasim e kërkojnë drejtësi, si dhe forcimin e mekanizmave institucional” shkroi Jahjaga, në njoftimin e saj.

SHIKO MË SHUMË

Kurti mbërrin në Nju Jork, e presin diplomatët e Kosovës Ilir Dugolli e Blerim Reka

Kryeministri Albin Kurti ka arritur në Nju Jork të SHBA’së ku do të marrë...

Raporti 24 orësh i Policisë së Kosovës, rreth 2 mijë gjoba trafiku, dhjetëra aksidente

Policia e Kosovës ka shqiptuar 1 mijë e 914 tiketa trafiku gjatë 24 orëve të fundit,...