Jahjaga e Thaçi, krenarë me Xherdan Shaqirin

PUBLIKUAR

xhshaPresidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga dhe Kryeministri në largim, Hashim Thaçi, e kanë uruar Xherdan Shaqirin për tregolëshin që e realizoi për Zvicrën, duke u ndier ndërkohë krenarë me të dhe futbollistët tjerë që e përfaqësojnë vendin helvetik.

Përpos ish Kryeministrit të Shqipërisë, Sali Berisha, Xherdan Shaqiri ka marrë edhe urime dhe është përshëndetur nga personalitete të rëndësishme të politikës kosovare.

Në fakt, presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga e ka uruar yllin kosovar për shkëlqimin që e bëri në “Brazili 2014”, duke realizuar tre gola ndaj Hondurasit.

“Hat-Trick në Kampionat Botëror! Xherdan Shaqiri kujdes me zemrat tona! Urime dhe faleminderit të gjithëve për kujtimet që i dhuruat Kosovës sonte”, ka shkruar Jahjaga në Facebook.

Edhe Kryeministri në largim, Hashim Thaçi e ka uruar futbollistin e Bayern Munichut.

“Krenar me shqiptarët në Botërorin Brazili 2014. Krenar me Xhakën, Mehmedin, Xhemajlin, Behramin dhe Shaqirin që shënoi një supergol kundër Hondurasit”, ka shkruar Thaçi në Facebook.

SHIKO MË SHUMË

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...

Blerim Gashani prezanton në Paris vizionin e Kosovës për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030

Ministri në detyrë për Sport dhe Rini, Blerim Gashani, ka prezantuar në Paris, në...