Jacobson u thotë liderëve: Priteni vendimin e Gjykatës Kushtetuese

PUBLIKUAR

foto-kushtrim-ternava-tracey-ann-jacobson5
Ambasadorja amerikane, Tracey Ann Jacobson iu ka bërë thirrje liderëve politikë të vendit që me angazhimet e tyre të dëshmojnë se dinë të respektojnë sundimin e ligjit në Kosovë, ashtu siç e dëshmuan me mbarëvajtjen e zgjedhjeve të 8 qershorit.

“Ne duhet t’i shohim të gjitha mbarëvajtjet e ngjarjeve që kanë ndodhur. E para në Kosovë kemi pasur zgjedhje të suksesshme, pastaj kemi pasur një kërkesë nga presidentja ku ka kërkuar sqarime nga Gjykata Kushtetuese për caktimin e mandarit për formimin e qeverisë, ndërsa tani e kemi edhe një pyetje shtesë për Gjykatën Kushtetuese. Duhet ta presim përfundimin e gjithë kësaj. Unë mendoj që kjo është një mbarëvajtje e zakonshme në një demokraci të re”, ka thënë ajo.

Sipas saj, “duhet të përballemi me këtë sepse nuk po flasim vetëm për katër vitet e ardhshme apo për themelimin e qeverisë dhe kuvendit për katër vitet e ardhshme, por, për vendosjen e një precedenti për të ardhmen e vendit”.

“Unë do të doja t’ju bëj ftesë të gjitha institucioneve, liderëve politikë që të tregojnë se e respektojnë sundimin e ligjit dhe të njëjtin përkushtim ndaj kushtetutës së vendit dhe vizionin e njëjtë siç e kanë treguar me mbarëvajtjen e suksesshme të zgjedhjeve edhe në këtë proces, përderisa po shkojmë drejtë themelimit të qeverisë dhe të Kuvendit. Mendoj se hapi i parë është që të presim vendimin e kushtetutës e të shohim pastaj çfarë hapash duhet të ndërmerren”, ka theksuar ambasadorja e SHBA-së, Jacobson./rtk/

SHIKO MË SHUMË

Më 7 nëntor zhvillohet procesi i testit kualifikues për kandidatët për prokurorë të rinj

Komisioni për Rekrutim të Prokurorëve të Shtetit i Këshillit Prokurorial të Kosovës njofton kandidatët...

Kërkohet paraburgim ndaj të pandehurit për grabitje në Gjakovë

Prokuroria Themelore në Gjakovë, Departamenti për Krime të Rënda, njofton opinionin publik se ndaj...

Haxhiu nënshkruan Ligjin për Specialen dhe ia përcjell Presidentes për dekretim

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka nënshkruar Ligjin për ndryshimin e Ligjit...