Ja vendimi i Gjykatës Kushtetuese

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Ish-komandant Qeriqi përfundon dëshminë në rastin Thaçi dhe të tjerët

(Përditësuar, ora 13:29)- Pas dy ditësh e gjysmë dëshmi, ka përfunduar dëshminë dëshmitari i...

kushtetuesja-s-rsquo-njeh-koalicion-paszgjedhor-mandatohet-partia-fituese_hdGjykata Kushtetuese ka shpallur vendimin në lidhje me kërkesën që presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, i ka bërë kësaj gjykate rreth interpretimit të dy neneve të Kushtetutës që kanë të bëjnë me mandatimin e për formimin e qeverisë.

Sipas vendimit të Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, nga presidentja Jahjaga duhet të pritet mandatimi i Hashim Thaçit si lider i partisë që fitoi më së shumti vota në zgjedhjet e 8 qershorit.

Në vijim po e japim të plotë vendimin e Gjykatës Kushtetuese:

“Gjykata Kushtetuese, ne mbeshtetje te nenit 84 (9) dhe te nenit 112 te Kushtetutes, si dhe te rregullit 56.1 te Rregullores se punes, me 30 qershor 2014,

VENDOS

I. Njezeri, TA DEKLAROJE kerkesen te pranueshme;

II. Me shumice votash, TE KONSTATOJE qe:

a. Nenet 84 (14) dhe 95 te Kushtetutes jane ne perputhshmeri me njeri-tjetrin;

b. Perdorimi i termave “parti politike ose koalicion”, kur permenden ne lidhje me nenin 84 (14) dhe me nenin 95, paragrafet 1 dhe 4, te Kushtetutes, nenkupton partine politike ose koalicionin qe eshte regjistruar sipas Ligjit per Zgjedhjet e Pergjithshme, merr pjese si subjekt zgjedhor, eshte i perfshire ne fletevotim te zgjedhjeve, e kalon pragun dhe, rrjedhimisht, fiton vende ne Kuvend;

c. Partia ose koalicioni qe ka fituar shumicen ne Kuvend, siç percaktohet ne nenin 95, paragrafi 1, te Kushtetutes, nënkupton partine ose koalicionin qe ka shumicen e vendeve ne Kuvend, qofte shumicen absolute, qofte ate relative;

ç. Presidenti Republikes, ne baze te nenit 95, paragrafi 1, te Kushtetutes, i propozon Kuvendit kandidatin per Kryeminister te nominuar nga partia politike ose nga koalicioni qe ka numrin me te madh te vendeve ne Kuvend;

d. Presidenti i Republikes nuk e ka diskrecionin te refuzoje caktimin e kandidatit te propozuar per Kryeminister;

dh. Ne rast se kandidati i propozuar per Kryeminister nuk merr votat e nevojshme, Presidenti Republikes, ne diskrecionin e tij/saj, ne baze te nenit 95, paragrafi 4, te Kushtetutes, emeron kandidatin tjeter per Kryeminister, pas konsultimit me partite ose me koalicionet (e regjistruara ne pajtim me Ligjin per Zgjedhjet e Pergjithshme) qe kane plotesuar kriteret e lartpermendura, pra me parti ose me koalicion qe eshte regjistruar si subjekt zgjedhor ne pajtim me Ligjin per Zgjedhjet e Pergjithshme, e ka emrin ne fletevotim te zgjedhjeve, ka marre pjese ne zgjedhje dhe ka kaluar pragun;

e. Nuk perjashtohet qe Presidenti i Republikes te vendose t’i japë partise ose koalicionit te pare, sipas nenit 95, paragrafi 1, te Kushtetutes, mundesine te propozoje kandidatin tjeter per Kryeminister;

III. T’UA KUMTOJE kete aktgjykim paleve dhe ta publikoje ne Gazeten Zyrtare, ne pajtim me nenin 2004 te Ligjit;

IV. Ky aktgjykim hyn ne fuqi menjëherë”. (sic.)

SHIKO MË SHUMË

Dëshmitari Qeriqi pyetet për takimet me ish-krerët e UÇK-së si dhe për funksionet e tyre

Në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DhSK) në Hagë po vazhdon dëshminë dëshmitari  Ramiz...

Depozitat në bankat vendore shkojnë në 6.05 miliardë euro

Banka Qendrore e Kosovës ka njoftuar se vlera e depozitave të reja për muajin...

Moti sot me vranësira dhe intervale me diell

Për të mërkurën parashikohet të mbajë mot me vranësira dhe intervale me diell, ku...