Blaise Matuidi ka thënë se është i fokusuar vetëm te finalja e Euro 2016 dhe nuk po mendon për asgjë tjetër
Mediat britanike janë duke raportuar se trajneri i Manchester Unitedit, Jose Mourinho, dëshiron ta sjellë në ‘Old Trafford’ mesfushorin e PSG’së, Blaise Matuidi.
Ky i fundit i pyetur për interesimin e trajnerit portugez, është përgjigjur shkurtimisht se po mendon vetëm për Euro 2016.
“Jose Mourinho ju dëshiron në ekipin e tij, çfarë mendoni për këtë? Me të vërtetë nuk jam duke menduar për këtë. Jam i fokusuar 100% me Kombëtaren në Euro 2016. Jam duke jetuar një moment që ndoshta vështirë së mund të përsëritet, andaj as që dua të diskutojë për diçka tjetër jashtë Euro 2016”, deklaroi Matuidi. /Express/


