Ja si ishte siguria në protestën e sotme (VIDEO)

PUBLIKUAR

Edhe këtë të mërkurë, njësitet e policisë së Kosovës u vendosën në oborrin e Kuvendit.

Njësi të tjera qëndruan tek godina e Qeverisë së vendit e arsye për këtë ishte protesta e paralajmëruar nga opozita në ditën e Pavarësisë së Shtetit.

Por, njësitet më elite të forcave të rendit qëndruan në Drejtorinë Qendrore të Policisë.

Nga këtë fillimisht makineria e rëndë e tyre është nisur në drejtim të objektit të Qeverisë e më pas këtë rrugë në këmbë e morën edhe pjesëtarët e policisë.

Ata një orë para fillimit të protestës u vendosën në sheshin Skënderbeu, përballë objektit të qeverisë.

Derisa qëndruan aty, interesimi për të bërë një foto me ta ishte i madh.

Respekt për policët edhe vetë protestuesit.

E deri sa me këta policë qytetarët po bënin foto, një tjetër njësi me mjete të rënda u vendos në rrugën Rexhep Luci.

Të tjerë policë ishin vendosur mbi ndërtesën e Kuvendit, e nga atje po vëzhgonin situatën.

Në tërë këtë protestë, policëve nuk u doli shumë punë.

Ndërkohë organet e rendit, njoftuan edhe për konfiskimin e një bidoni me benzinë e një shkop bejsbolli.

Ndërsa në komunikatën zyrtare të tyre, thanë se në protestë morën pjesë 15 mijë persona, ndërsa nuk u shënua as një incident.

E për mbarëvajtje të kësaj proteste u angazhuan edhe kujdestarët e partive opozitare.

Kronikë nga Dibran Istrefi.

SHIKO MË SHUMË

Këto janë vendimet e marra nga mbledhja e LDK-së

Gjatë ditës së djeshme Lidhja Demokratike e Kosovës ka mbajtur mbledhjen e jashtëzakonshme.Në këtë...

Një grua gjendet e vdekur në lumin Drini i Bardhë, afër Urës së Fshajt

Një grua është gjetur e vdekur në lumin Drini i Bardhë në Gjakovë, afër...

Ndalohen dy automjete që po futnin mallra të kontrabanduara nga Serbia nëpër rrugë ilegale malore

Policia e Kosovës ka njoftuar se në bashkëpunim me Doganën e Kosovës kanë parandaluar...