Luis Suarez ishte njeriu kryesor i gjithë problemeve që u shkaktuan mbrëmë në Camp Nou në sfidën mes dyja ekipeve.
Tashmë në internet janë shfaqur video që konfirmojnë se Suarez ishte ai që provokoi.
Ishte së pari Suarez që duke i thënë “Ti Puta Madre” (ia shau nënën) provokoi Papakouli Diopin e Espanyolit.
Kjo nxiti lojtarin kundërshtar që të reagojë dhe kështu mori karton të kuq, transmeton Telegrafi.
Më pas gjatë tunelit në dalje të fushës Suarez sërish u përplas me lojtarët e Espanyolit. /Telegrafi/


