Ja si e komenton Hashim Thaçi debatin në mes komandantëve të UÇK-së (Video)

PUBLIKUAR

Qytetarët nuk duhet të merren me historinë e së shkuarës, por me historinë e së ardhmes. Kështu ka deklaruar presidenti i sapozgjedhur i vendit Hashim Thaçi.

Sipas tij, shumë më shumë ndodhin debate të ashpra mes njerëzve të thjeshtë dhe shoqërisë civile se sa mes njerëzve që kanë qenë në luftë.

“Mesazhi për të gjithë qytetarët është që mos të merren me historinë e së shkuarës por të shikojmë të gjithë së bashku për historinë e së ardhmes. Të nderohet dhe të respektohet ai që e ndërton dhe sakrifikon për të ardhmen. Natyrisht gjithmonë do të jemi krenar me të kaluarën , por përgjegjësia jonë i takon së ardhmes”, ka deklaruar Thaçi, në Emisionin “Republika” të Tribuna Chhannel.

Thaçi ka thënë se nga a momenti kur do të marr mandatin si president, dialogu në Bruksel mund  të jetë ndryshe.

Mirëpo, se si do të jetë më  ndryshe ai ka thënë që ka mbetur që të diskutohet.

SHIKO MË SHUMË

Kusari-Lila në Tiranë: Kosova synon integrim më të madh të produkteve vendore në tregun evropian

Ministrja e MINTI-it, Mimoza Kusari-Lila, sot në Tiranë, me organizim të Ministrisë së Ekonomisë...

220 persona aplikojnë për azil në Kosovë, këta janë shtetasit që prijnë me kërkesa

220 persona kanë aplikuar për azil në Kosovë, që nga janari e deri më...

Sveçla: Gjatë qeverisjes “Kurti 2” u fuqizua siguria dhe u luftua krimi i organizuar

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka deklaruar se gjatë qeverisjes “Kurti 2”...