Ja sa para dëmshpërblim kërkojnë Ali Ahmeti dhe Musa Xhaferi nga Bogoevski, ai paralajmëron kundërpadi

PUBLIKUAR

Lideri i BDI-së Ali Ahmeti, dhe ish-zv. kryeministri Musa Xhaferi, gjithashtu nga radhët e BDI-së, nuk u paraqitën në seancën gjyqësore kundër të paditurit, Sllobodan Bogoevski, seancë që u shty për më 27 janar të vitit të ardhshëm, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Ahmeti dhe Xhaferi e akuzojnë Bogoevskin për shpifje, në lidhje me deklaratat e tij, për gjoja marrje ryshfeti prej 2.5 milion euro nga ”Magyar Telecom”.

Mirëpo, dy politikanët kanë kërkuar dëmshpërblim të majm nga Bogoevski. Ali Ahmeti kërkon 3 milion euro dëmshpërblim, kurse Musa Xhaferi kërkon 2.5 milion euro.

Nga ana tjetër, Bogoevski ka paralajmëruar padi penale ndaj Ahmetit dhe Xhaferit, pasi që, sipas tij, në bazë të ligjeve amerikane dhe maqedonase, padia për shpifje nuk lejohet dhe konsiderohet si trysni ndaj dëshmitarëve.

Avokati i Bogoevskit bëri të ditur se seanca e sotme është caktuar për shkak të ngjarjeve politike në vend, ndërkaq padia është dorëzuar në 10 dhjetor të vitit të kaluar, kohë kur Bogoevski ka qenë në burg, kurse u është dorëzuar tani/Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

“Do t’ju mallkojë historia…” – Tifozat Kuq e Zi me mesazh për Armand Dukën

Tifozat Kuq e Zi kanë reaguar në rrjetet e tyre sociale në lidhje me...

Nico Gonzalez te Man City në momentet e fundit, Barcelona përfitues i madh i këtij transferimi

Manchester City ka bërë goditjen e madhe në ditën e fundit të afatiti kalimtar,...

E kryer, Joao Felix kalon nga Chelsea te Milani

Sky Sport Italia raporton se Milani dhe Chelsea kanë arritur një marrëveshje për huazimin...