Ja sa mund të dënoheni nëse nuk keni e patentën e shoferit me vete, çmimi është marramendës

PUBLIKUAR

Nol Dedaj, ekspert komunikacioni, në Ora e Fundit në Klan Kosova, ka thënë se ligjet për komunikacionin rrugor janë me probleme të mëdha.

 

Ai ka deklaruar se ato kanë shumë mangësi, paqartësi dhe keqstrukturime, duke shkaktuar huti në shumë raste, njofton Klan Kosova.

“Mangësitë e ligjeve janë se janë përkufizuar në rregulla të njëjta. Për fat të keq ligji është përkthyer nga ligji i Maqedonisë dhe nuk plotëson kriteret teknike”.

Dedaj ka marrë shembull gjobën në rast të mungesës së patentshoferit, dhe dënimit që merret për mospagesë të saj, si tregues të “absurditetit” të ligjit, sic ka thënë ai.

“Gjobat kanë ndryshuar. Mungesa e patentshoferit tani do të gjobitet në vlerë monetare prej 500 deri 1500 euro. Por absurdi është se nëse nuk paguhet gjoba, atëherë personi dënohet me 40 euro”.

“Ligji nuk përshtatet me infrastrukturë. Po ashtu ai nuk ka ministri adekuate të cilit i atribuohet. Në ligjin e kaluar ka qenë i përfshirë një aneks, që ka rregulluar cështjen e trajnimit të drejtuesve të automjeteve që shkelin rregullat”.

SHIKO MË SHUMË

Policia e Kosovës ia konfiskon armën me leje një personi në Shtime pasi shtiu me të gjatë një ahengu familjar

Policia e Kosovës ka konfiskuar një armë zjarri, pasi me datën 07.11.2026, i dyshuari,...

Aleanca kritikon Qeverinë Kurti: Po e përmbyllni javën me shkelje e skandale

Aleanca, partia që tashmë e drejton nga Ardian Gjini, ka kritikuar Qeverinë e Kosovës...

Presidenti i Malit të Zi i dërgon letër urimi presidentes Shiroka Pula

Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka Pula, ka pranuar një letër urimi nga presidenti i...